Shqipëria feston sot 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO, Presidenti Begaj: Do jemi të përkushtuar!

nga D. V.

Ditën e sotme Shqipëria feston 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme ushtarake të mbrojtjes kolektive, NATO.

Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

Ai vijon më tej duke thënë se Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.

Postimi i Presidentit Begaj:

16 vjet në NATO

Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More