Ambasadorja e Greqisë e vizitoi Universitetin e Tetovës

nga Xh M

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me ekipin e tij, e priti në takim Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Saj z. Sofia Filipidou, të shoqëruar nga zëvendësambasadorja Kristina Vasilatou si dhe gjykatësi Sotirios Tsouvalas.

Në këtë takim, siç kumtoi Zyra për informim pranë UT-së, u diskutua për bashkëpunimin akademik ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe universiteteve dhe instituteve kërkimore nga vendi dhe rajoni, si dhe për misionin dhe vizionin e Universitetit të Tetovës dhe rolin që ky institucion luan në zhvillimin arsimor dhe shkencor në vendin tonë dhe më gjerë.

U bisedua edhe mbi rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe organizimin e konferencave dhe aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe arsimore.

Shkëlqesia e Saj, z. Sofia Filipidou, shprehu gatishmërinë që të mbështesë çdo iniciativë e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të dy vendeve. Ajo e vlerësoi përkushtimin e Universitetit të Tetovës ndaj zhvillimit të arsimit të lartë dhe krijimit të hapësirave për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Pas këtij takimi, në Klinikën Juridike të Fakultetit Juridik u mbajt një ligjëratë profesionale nga gjykatësi Sotirios Tsouvalas me temë e “E drejta civile greke”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More