Limani: Përfundon projekti i parë në Gostivar nga 13 projektet e mbështetura të Qeverisë

nga D. V.

Gostivar, 14 prill – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar përfundimin e projektit të parë nga 13 projektet e mbështetura nga Qeveria për Komunën e Gostivarit.

“Projekti i parë i realizuar. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e tij! Urime dhe suksese në projektin e radhës”, ka shkruar Limani.

Ndryshe, projekti në fjalë përfshin rikonstruimin e rrugës për në fshatin Balindoll. Projektet në fjalë janë të mbështetura nga Qeveria dhe kanë për fokus zhvillimin rural, përmirësimin e infrastrukturës dhe fuqizimin e pushtetit lokal. Përveç Gostivarit, mbështetje për projekte të ngjashme kanë marrë edhe Tetova, Çairi, Struga, Kumanova, Tearca, Vrapçishti, Haraçina, Likova dhe shumë komuna të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More