Avionë britanikë ngriten dy herë për të mbrojtur kufirin e NATO në Balltik

nga Xh M

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) janë ngritur dy herë në 48 orët e fundit për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s nga avionët luftarakë rusë.

Avionët britanikë Typhoon u thirrën për dy incidente të veçanta këtë javë pasi avionët ushtarakë rus fluturuan shumë afër kufirit të NATO-s, duke shkaktuar një alarm, transmeton Telegrafi i Londrës.

Ndërhyrjet erdhën në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump duket se e ka humbur durimin me presidentin rus Vladimir Putin dhe kërcënoi se do të tërheqë SHBA-në nga bisedimet për një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Kjo është hera e parë që RAF-it i është kërkuar të ndërhyjë si pjesë e një misioni të ri të NATO-s për të forcuar mbrojtjen ajrore evropiane. Ministrat thanë se incidenti i fundit paralajmëron se Rusia po bëhet gjithnjë e më agresive në provokimet e saj ndaj Perëndimit.

Dy avionë britanikë, të vendosur në një bazë ajrore në Poloni, u ngritën për të kapur një aeroplan rus zbulues mbi Detin Baltik. Më pak se 48 orë më vonë, një palë tjetër luftëtarësh britanikë u desh të fluturonin për të kapur një avion të paidentifikuar që ishte nisur nga enklava ruse e Kaliningradit, e cila ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë.

Avionët u vendosën në Poloni vetëm tre javë më parë si pjesë e një operacioni mbrojtës me Forcat Ajrore Suedeze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More