MPB: Gruaja nga Kumanova me kartelë të huaj bankare bënte transaksione në kazino

nga Xh M

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 41-vjeçares me iniciale I.M. pasi e njëjta dyshohet për kryerjen e veprës penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”. Sipas raportimit të Policisë, e njëjta dyshohet se p a autorizim ka kryer transaksione bankare në dy kazino të Kumanovës, me kartelë pagesore të një personi tjetër.

“Më 05.03.2025, në një kompani private në Zonën Industriale Bunarxhik, e raportuara ka marrë kartën e pagesës së dikujt tjetër dhe ka kryer transaksione të paautorizuara në dy kazino në Kumanovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More