INSTAT: Tregtia dhe industria përpunuese, sektorët kryesorë të punësimit

nga D. V.

Tregtia me shumicë dhe me pakicë, së bashku me riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, rezultoi të jetë sektori më i rëndësishëm për punësimin në vend, duke përfshirë 21,8% të të punësuarve me pagesë. Pas tij, industria përpunuese përfaqësonte 15,5%, ndërsa sektori i ndërtimit përfshinte 9,1% të të punësuarve.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi për herë të parë të dhëna të detajuara mbi demografinë e ndërmarrjeve në Shqipëri për periudhën 2021-2023. Ky raport ofron një panoramë të qartë të zhvillimeve të ndërmarrjeve në vend, përfshirë numrin e ndërmarrjeve aktive, të reja dhe të mbyllura, si dhe shpërndarjen e tyre sipas madhësisë dhe aktiviteteve ekonomike.

Në total, Shqipëria regjistroi 125.736 ndërmarrje aktive në vitin 2023. Ndër to, 13.346 ishin ndërmarrje të reja, ndërsa 810 ndërmarrje u mbyllën.

Tregtia mbetet jo vetëm sektori dominues për punësim, por edhe për ndërmarrje të reja, me 26,2% të bizneseve të sapokrijuara që i përkasin këtij aktiviteti. Në vijim renditen sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 13,3%, dhe aktivitetet profesionale, shkencore e teknike me 8,8%.

Ky publikim i INSTAT përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt analizës së strukturës dhe zhvillimit të ndërmarrjeve në Shqipëri, duke ofruar të dhëna të vlefshme për politikëbërësit, investitorët dhe studiuesit e fushës së ekonomisë. /j.p/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More