Kallas: Nuk është e drejtë që çështjet bilaterale e bllokojnë RMV-në drejt anëtarësimit në BE

nga D. V.

Shkup, 16 maj – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë foli për TV21 përpara Samitit në lidhje me rrugën e Maqedonisë drejt Unionit.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut po bënë përparim në rrugën drejt BE-së.

“Ne kemi diskutime me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se Maqedonia e Veriut po bën përparim të mirë. Dhe mendoj se është gabim që çështjet dypalëshe ta pengojnë Maqedoninë e Veriut në procesin e pranimit në BE”, tha Kallas.

Ndryshe, takimi i sivjetmë i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Aktiviteti nis me një seancë plenare ku do të diskutohet për sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e kontinentit.Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës -Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkë-kryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More