Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen është gati të heqë parashtesën ‘ID’ nga modelet e tij elektrike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, VW-të e ardhshme si ID.2 dhe VW ID. EVERY1 i sapo njoftuar do të marrin më shumë emra normalë, jo një përzierje shkronjash të mëdha, pikësimi dhe numrash.
“Makinat do të marrin përsëri emra të duhur”, tha anëtari i bordit të VW, Martin Sander, gjatë një interviste për median.
“Kjo do të lindë posaçërisht me lansimin në treg të modeleve të reja – as ID. 2 dhe as ID. EVERY1 do t’i ketë këto emra në prodhim serik”.
Volkswagen ka të ngjarë të fillojë me ndryshimet e reja të emrave në vitin 2026, atëherë kur marka do të lansojë ID.2.
Volkswagen nuk ka dhënë ende asnjë aluzion për emrat ose dizajnin e ri. Sander thotë se kjo do të ndodhë “kur të vijë koha”.
