Visar Ganiu inspekton nga afër përgatitjet për projektin strategjik të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Saat Kullë

nga D. V.

Shkup, 23 maj – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, realizoi sot një vizitë në terren në lagjen Saat Kullë, ku inspektoi nga afër vijimin e punimeve përgatitore për hartimin e dokumentacionit teknik të nivelit të projektit bazë, që parasheh ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik.

Ky projekt përfaqëson një investim strategjik për zhvillimin e infrastrukturës themelore në këtë zonë urbane, me një vlerë prej 1 milion euro, i cili është përkrahur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm me ujë të pijshëm në përputhje me të gjitha standardet sanitare dhe higjienike, si dhe krijimi i një sistemi modern dhe efikas për menaxhimin dhe largimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike,” theksoi kryetari Ganiu gjatë vizitës.

Realizimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët e lagjes Saat Kullë dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik në këtë zonë me potencial të lartë zhvillimi urban.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More