Në Kuvend vazhdon debati mbikëqyrës mbi ndotjen e ajrit

nga D. V.

Shkup, 26 maj – Në seancën e pestë të Komisionit parlamentar për shëndetësi sot duhet të vazhdojë debati mbikëqyrës me temë “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete tjera mbi shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”.

Debati mbikëqyrës filloi më 20 maj. Komisioni për shëndetësi ka ftuar dëshmitarë nga organe të ndryshme shtetërore, institucione, ndërmarrje publike, institucione shkencore dhe organizata të shoqërisë civile me qëllim të japin dëshmi dhe përgjigje për anëtarët e komisionit dhe deputetët e tjerë.

Bëhet fjalë për seancë të dytë mbikëqyrëse për ndotjen e ajrit, pasi më 25 shkurt të këtij viti u mbajt seancë mbikëqyrëse e organizuar nga E Majta dhe LSDM-ja në Komisionin e përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve e cila nuk u mbështet nga shumica qeveritare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More