Ministri Limani dhe euroambasadori Rokas do të marrin pjesë në ngjarjen për projektin e cilësisë së shërbimeve sociale

nga D. V.

Shkup, 26 maj – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, sot do të marrin pjesë në aktivitetin me rastin e fillimit të projektit “Mbështetja e sistemit për cilësi të shërbimeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Siç thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të mbështesë ndërtimin e sistemit funksional, transparent dhe efektiv të shërbimeve sociale të disponueshme për të gjithë qytetarët, veçanërisht për kategoritë vullnetare.

“Në 24 muajt e ardhshëm, projekti do të zbatohet në të gjithë vendin, përmes aktiviteteve që synojnë forcimin institucional, zhvillimin e standardeve dhe indikatorëve, metodologjitë e reja për licencimin dhe trajnimin e profesionistëve”, theksojnë nga ministria.

Në ngjarjen e sotme pritet të shkëmbehen edhe përvoja dhe pritshmëri nga organizatat e shoqërisë civile dhe përdoruesit e shërbimeve sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More