Zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për Njohjen e Pakicave Kombëtare

nga D. V.

Nën drejtimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila u zhvillua sot mbledhja e parë e Komisionit për Njohjen e Pakicave Kombëtare, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përcaktuara, Komitetit të Pakicave Kombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ministria e Brendshme njoftoi se “ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u përkasin një pakice kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit”.

Gjatë mbledhjes u diskutuan kërkesat e para dhe rastet e paraqitura nga qytetarët, si dhe u përcaktuan hapat konkretë për vijimin e shqyrtimeve të tyre në përputhje me vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave në zbatim të Ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Ky proces synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, të promovojë barazinë në shoqëri, si dhe të realizojë përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në këtë fushë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More