Dorëhiqet drejtori i Parkut kombëtar – ‘Mali Sharr’

nga Xh M

Tetovë 28 maj – Ka dhënë dorëheqje drejtori i Parkut kombëtar – ‘Mali Sharr’, Emir Huseini i cili duket se vazhdon në krah të Arben Taravarit.

Të nderuar qytetarë, të nderuar dashamirë të natyrës!

Sot dorëzova dorëheqjen time nga posti i Drejtorit të Parkut kombëtar Mali Sharr.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Kryesisë së Partisë Aleanca për Shqiptarët, në krye me z. Arben Taravari, për besimin dhe përkrahjen e treguar gjatë gjithë kësaj kohe. Falemnderim deri tek Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, dhe të gjithë bashkëpunëtorët në këtë rrugëtim tonin.

Shpreh falemnderimet e mia edhe deri tek stafi i Parkut kombëtar Mali Sharr për bashkëpunimin korrekt dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që kanë treguar gjatë realizimit të detyrave dhe projekteve të përbashkëta.

Ne vazhdojmë së bashku, të përkushtuar, që të përmirësojmë të ardhmen për fëmijët tanë, të sigurojmë mirëqenie ekonomike dhe të drejta të barabarta.

Së bashku, për ju dhe me ju!
Na priftë e mbara! Shihemi në Tetor!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More