Dimovski për kandidatët për kryetar komune: Nuk duhet të ketë lëshime të mëdha në pjesëmarrjen e PSM-së nga zgjedhjet e kaluara

nga Xh M

Shkup, 29 maj – Nuk duhet të ketë lëshime të mëdha në pjesëmarrjen e Partisë Socialiste të Maqedonisë në zgjedhjet lokale në krahasim me zgjedhjet e kaluara, tha Ljupço Dimovski, kryetar i Partisë Socialiste të Maqedonisë dhe zëvendëskryeministër për sistemin politik, i pyetur për pritjet për kandidatët për kryetar komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Do të udhëhiqemi nga disponimi publik dhe rezultatet e sondazheve. Aty ku tregohet se stafi ynë ka perspektiva të mira për të qenë kryetar komune, ka mundësi që ne t’i propozojmë, që të pranohen nga partneri ynë i koalicionit për të kandiduar në zgjedhje. Ndryshe, në përgjithësi, mendoj se nuk duhet të ketë lëshime të mëdha në pjesëmarrjen e PSM-së në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, tha Dimovski në një intervistë për Ditarin në TV Sitel.

Në kongresin e fundit të partisë, ai u rizgjodh kryetar i Partisë Socialiste, e cila ka dy dekada në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Kur u pyet pse ndodhi kjo, ai u përgjigj “kryesisht për shkak të besimit” dhe sepse nuk kanë dallime për çështjet kombëtare.

“Para së gjithash, për shkak të besimit tek njëri-tjetri, së dyti, për shkak të performancës dhe bashkëpunimit të sinqertë që kemi pasur në çdo fushë dhe së treti, për shkak të dëgjimit të VMRO-DPMNE-së për ato çështje që janë me interes për PSM-në për të qenë pjesë e qeverive që janë udhëhequr… Në bazë të çështjeve kombëtare nuk kemi dallime. Fatkeqësisht, historikisht jemi 120 vjet prapa dhe është mjaft realiste që PSM të bashkëpunojë me VMRO-në, veçanërisht për çështjet kombëtare”, theksoi Dimovski.

“Ai e quajti largimin e Arben Taravarit nga Qeveria “sjellje shumë joserioze dhe e papërgjegjshme në politikë” dhe beson se me ndryshimet në Vlen, Qeveria do të përmirësojë më tej cilësinë e funksionimit dhe efikasitetin e saj.

Lidhur me propozimin e Vlenit për emërimin e Azir Aliut, i cili me profesion është specialist i IT-së, si ministër i Shëndetësisë, ai tha se supozon se ka aftësi të mira menaxheriale dhe se do të mund “të përballet me problemet e shumta në shëndetësi”.

Siç tha ai, mund të jetë një avantazh të jesh jashtë sistemit shëndetësor sepse “të gjitha problemet i sheh me dioptri të ndryshme dhe mund të gjejë zgjidhje më efektive”.

“Megjithatë, fjalën përfundimtare t’ia lëmë kryeministrit për pranimin apo refuzimin e propozimit”, shtoi Dimovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More