Marsh për ngritjen e ndërgjegjësimit publik për sëmundjen e sklerozës multiple

nga D. V.

Shkup, 30 maj – Me rastin e 30 majit – Ditës botërore të sklerozës multiple, Unioni kombëtar i personave me aftësi të kufizuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Mobiliteti Maqedoni sot do të organizojë marsh për ngritjen e ndërgjegjësimit publik për problemet me të cilat përballen personat me sklerozën multiple.

Siç bën të ditur Mobiliteti Maqedoni, qëllimi i marshit është të rrisë ndërgjegjësimin për nevojat specifike për një cilësi më të mirë të jetës dhe përfshirje sociale të këtyre personave. Këtij aktiviteti do t’i bashkëngjiten edhe personat me paraplegji, distrofi dhe paralizë të fëmijëve.

Marshi do të fillojë para Porta Macedoni në orën 10 dhe do të vazhdojë përgjatë korsisë së djathtë të rrugës “11 Tetori” në drejtim të Parlamentit për në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More