Shkup, 30 maj – SOS Fshati i fëmijëve sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe Ditën e familjeve kujdestare, me qëllim që të ngritet ndërgjegja për rëndësinë e përkujdesjes dhe për përkrahje të njerëzve, të cilët me dashuri dhe përkushtim kujdesen për fëmijët pa kujdes të prindërve.
“Krahas simbolikës së mirënjohjes për familjet kujdestare, kjo ngjarje do të shënohet edhe me hapjen solemne të hapësirave të reja të Qendrës për përkrahje të familjeve kujdestare, si dhe Sektorin e specializuar për këshillim psikologjiik dhe edukim special me rehabilitim për fëmijët me trauma komplekse”, kumtoi SOS Fshati i fëmijëve.
Kapacitetet e reja janë pjesë e projektit rajonal “Tejkalimi i zbrazëtirave sistematike – Përkrahje e reformave në sistemin për mbrojtje të fëmijëve”, i financuar nga Ministria e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, në partneritet me organizatën gjermane HGFD.
Siç u paralajmërua, në ngjarjen do të mbajnë fjalim kryetari i organizatës, Aleksandar Trajkovski, zëvendës ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski dhe drejtoresha kombëtare e SOS Fshati i fëmijëve, Juliana Nakova Gapo.