A mund të bëhet Sela pjesë e Qeverisë? Mickoski: Në politikë është gjithçka e mundur

nga D. V.

Shkup, 30 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e pa përjashtuar mundësinë që Ziadin Sela të bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve lokale, përcjell TV21. Megjithatë, Mickoski tha se nuk ka pasur kërkesë nga Sela për takim.

” Gazetari: A është e mundur hyrja e Ziadin Selës pas zgjedhjeve lokale në qeveri, pasi edhe zv/kryeministri Mexhiti paralajmëroi mundësi të tillë? Shikoni në politikë është gjithçka e mundur. Me rëndësi është të tregohet se më tepër se 600 mijë votues pas një vjet e gjysmë nga zgjedhjet parlamentare, i dhanë legjitimitet të plotë kësaj qeverie dhe ne vazhdojmë me politikat reformuese që i kemi nisur si qeveri para 16 muajve, kur u zgjodhëm. Gazetari: A ka pasur kërkesë nga z.Sela për takim? Jo, te unë jo”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More