Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar edhe rreth asaj se a mundet Albin Kurti edhe njëherë të propozohet si mandatar për kryeministër të Qeverisë në ardhje, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka thënë se duhet të zbatohen aktgjykimet e Gjykatës Kushtueses, ndonëse thekson se e kaluarja ka treguar se edhe ata që nuk patën dikur votat, e ndërruan realitetin në 180 shkallë.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nj e ki në 2014, një në 2020 dhe një në 2021. Janë tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që merren më këto tema. Aty thuhet se duhet të caktojë mandatarin tjetër. Ato aktgjykime nuk i kam shkruar unë, por Gjykata Kushtetuese. Ato Aktgjykime me vetë faktin që përmendin mandatar tjetër, interpretimi ynë është që nënkupton mandatar tjetër. A më duket e logjikshme? Nuk më duket aspak e logjikshme për shkak e një mandatar ndoshta sot nuk i ka votat por mund t’i krijojë pas dy muajsh, pas dy javësh. Ne kemi parë në rrethana politike në Kosovës, ka pasë rast në 2014, ku në fund të 2014 partia që ka fituar zgjedhjet i ka pasur vetëm rreth 30 vota në fillim, pas disa muajsh i bëri gati 80 vota, pra jo 61. Sepse rrethanat ndryshuan 180s shkallë duke befasuar shumicën dërmuese. Pra koalicionet politike janë çështje që nuk mund të i parashikosh, një mandatar që dje nuk i ka pasë votat ehe mund të i krijojë brenda rrethanave politike, ndryshojnë interesat e partive politike, ndryshojnë qëndrimet e tyre sic i kemi parë disa herë. Mirëpo Gjykata Kushtetuese e ka thënë një gjë qartë e atë jo në një vend por në disa vende përmendet mandatar tjetër. A më duket mua e logjikshme dhe e drejtë? Aspak, Por a është ky realitetet? Po. Ne si institucione detyrohemi ta respektojmë atë realitet siç e kemi zbatuar çdo aktgjykim tjetër të Gjykatës Kushtetuese pavarësisht sa na ka pëlqyer apo na është dukur e drejtë”, tha Osmani.
 
			        
 
			        