Shkup, 20 nëntor – Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (DSK), i formuar nga Komisioni Parlamentar për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve, e ka vlerësuar Adem Çuçulin nga Shkupi – jurist i diplomuar dhe aktualisht sekretar i përgjithshëm i DSK-së – si kandidatin më të suksesshëm në procedurën e përzgjedhjes.
Sipas komisionit vlerësues, Çuçul ka demonstruar përvojë të rëndësishme në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe një vizion të qartë me plan konkret për funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të institucionit.
Ai ka dhënë përgjigje të shkëlqyera në të gjitha pyetjet e përgjithshme dhe të posaçme, duke grumbulluar gjithsej 96,50 pikë, çka e rendit atë më lart se të gjithë kandidatët tjerë në garë.
