Aeroplani me pasagjerë që po fluturonte nga Greqia në Gjermani përfshihet nga flakët – pilotët bëjnë ulje emergjente në Itali

nga D. V.

Një aeroplan Boeing 757-300 i Condor Airlines, i cili udhëtonte nga ishulli grek i Corfu për në Dyseldorf, ishte përfshirë nga flakët menjëherë pas ngritjes.

Aeroplani, që mbante 263 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, pësoi zjarr në motor menjëherë pas nisjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas kësaj, pilotët vendosën shpejt të kryenin një ulje emergjente në Brindisi të Italisë, ku aeroplani u ul në mënyrë të sigurt.

Përfaqësuesit e linjës ajrore thanë se zjarri u shkaktua nga një ndërprerje në rrjedhën e ajrit të motorit.

Siç bëhet e ditur më tej, shumë pasagjerë u detyruan të kalonin natën në aeroportin e Brindisit për shkak të mungesës së akomodimit në hotel.

Pas kësaj, Condor dërgoi një aeroplan tjetër për të transportuar udhëtarët në Dyseldorf.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More