Afganistan, shkon në mbi 2 mijë numri i viktimave nga tërmeti

nga D. V.

Numri i viktimave nga tërmeti 6 ballësh që goditi Afganistanin është rritur në 2.205.

“ToloNews”, duke cituar një deklaratë nga Hamdullah Fitrat, zëvendës zëdhënësi i qeverisë së përkohshme afgane, raportoi se numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 2.205 ndërsa numri i të lënduarve në 3.640.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat më të goditura të provincës Kunar, përfshirë Nur Gal, Sawki, Chapa Dara dhe Manogi.

Ndryshe, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi më 31 gusht se një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi Afganistanin 27 kilometra në verilindje të Jalalabadit, pranë kufirit pakistanez, në një thellësi prej 8 kilometrash.

Autoritetet vendase thanë se ky është një nga tërmetet më të forta që ka goditur vendin.

Pas tij, vendi u godit nga një tërmet tjetër me magnitudë 5.2. /AA/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More