Aggeler për interpelancat ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor: Jemi duke e ndjekur nga afër procedurën

nga D. V.

Shkup, 13 mars – Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se po e ndjekin nga afër procesin pas miratimit të interpelancës në Kuvend ndaj 5 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ajo tha se është e rëndësishme që të respektohen procedurat ligjore.

“Jemi duke e ndjekur nga afër, procedurat në Parlament dhe qëndrimet e tyre, për secilin rast, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ndiqet ligji, dhe të ndiqet në mënyrë të qartë dhe transparente për të gjithë ata që e vëzhgojnë”, tha Aggeler.

Ditë më parë shumica qeverisëse në Kuvend miratoi interpelancat ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët i akuzoi si përgjegjës për situatën me gjyqësorin në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More