Në një reagim në Facebook, Balliu shprehet se agjencitë imobiliare janë përfshirë në blerje masive pronash me para cash, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, duke shfrytëzuar terrenin e krijuar nga qeveria për të lehtësuar pastrimin e parave të drogës.
“Agjencitë imobiliare po blejnë cash miliona euro prona! Rama i ka futur në skemën e pastrimit të parave, ndërsa SPAK hesht!
Raporti i DASH-it thotë qartë: investimet e huaja po bien, sepse ekonomia shqiptare është mbushur me paratë e drogës.
Rama ka urdhëruar mediat dhe Bankën e Shqipërisë të propagandojnë “rritjen e çmimit të pronave” për të justifikuar paratë e pista të narkotrafikut.
Pas komunikimeve në SKY ECC, agjencitë imobiliare blejnë masivisht prona me para cash në Tiranë e bregdet.
Qeveria ka krijuar terrenin ideal për pastrimin e parave të drogës në ndërtim. Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme kriminale”, shkruan Balliu.