Agresioni ndaj News24! Genc Gjokutaj: Përfaqësuesi i shtetit gënjeu në gjykatë. Duhet bërë reformë e qënësishme në drejtësi

nga L. M

Avokati Genc Gjokutaj ka denoncuar një mashtrim nga përfaqësuesi i shtetit në gjykatë në lidhje me çështjen e News24.

Ai deklaroi se gjykata kishte vendosur të lejonte gazetarët dhe të bëhej inventarizim, por vendimi u injorua. Gjokutaj theksoi se ndërprerja e transmetimit është e papranueshme dhe media nuk duhet të censurohet. Ai kërkoi një reformë të thellë dhe reale në sistemin e drejtësisë

Avokati Genc Gjokutaj: Shteti ka gënjyer në gjykatë në rastin e News24. Gjykata vendosi për inventarizim dhe që të lejohen gazetarët. Gënjeshtra e shtetit i faturohet News24, por gënjeshtari duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka titull ekzekutiv, për Panoramën njëherë në mënyrë absolute. Politika redaksionale është politikë redaksionale.

Medias nuk duhet t’i ndërpritet transmetimi. S’ka media më të ekulibruar se News24 në Shqipëri. Shpopullimi i vendit është program politik. Kjo është Teoria e tokës së djegur, që ose prano të hash bukë thatë këtu ose ik. Vjedhja është kthyer në sistem. Edhe ka shpresë. Duhet bërë reformë e qënësishme në drejtësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More