Ahmeti i quajti “zagarë” 107 mijë votues të VLEN-it! — Mexhiti: Me fyerjet ndaj shqiptarëve, Aliu e vulosi fundin politik

nga Redaksia

Shkup, 28 shtator – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vazhdon ta ashpërsojë fjalorin ndaj VLEN-it, që kur e humbi pushtetin dhe përfundoi në opozitë.

Në konventën e AKI-së në Shkup, Ahmeti i quajti “zagarë” VLEN-in, e cila la të kuptohet edhe për 107 mijë votues shqiptarë që e kanë votuar VLEN-in, duke pretenduar se ai dhe partnerët e tij janë “shqiponjë”.

Pas kësaj deklarate, reagon kreu i Lëvizjes Demokratike, Zëvendëskryeministri i parë Shqiptar, tani më kandidat për kryetar komune në Çair, z.Izet Mexhiti.

“Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin.”, shkruan Izet Mexhiti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More