Ai është aeroporti më verior në botë – dhe pista e tij po shkrihet

nga D. V.

Aeroporti i Svalbardit në Norvegji, më veriori në botë me fluturime të rregullta, po përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Atje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtresa e ngrirë e tokës (permafrosti) poshtë pistës po shkrin, duke shkaktuar paqëndrueshmëri dhe duke kërkuar inspektime të përditshme gjatë muajve të ngrohtë.

I vendosur në Longyearbyen, vendbanimi kryesor i Svalbardit, aeroporti është një linjë jetësore për rreth 2,500 banorët e ishullit.

Rëndësia e tij ka nxitur veprime të shpejta, përfshirë një plan për furnizimin me biogaz deri në vitin 2026 për të ulur ndotjen.

Ndërkohë, e kaluara e ishullit si konsumator i madh i qymyrit po zëvendësohet me naftë dhe energji diellore.

Me rritjen e turizmit në arkipelagun arktik, autoritetet janë të kujdesshme ndaj pasojave të mbingarkesës turistike, duke vendosur kufizime në numrin e dhomave të akomodimit dhe duke këshilluar që udhëtimet të bëhen me guidë, për shkak të rreziqeve si përballja me arinj polarë dhe kushtet e paqëndrueshme të motit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More