AKI bashkë në Gostivar: Nisim drejt fitores

nga Redaksia

Gostivar, 31 gusht – Koalicioni BDI–ASH i njohur si AKI (Aleanca Kombëtare për Integrim) përmes një fotoje të përbashkët po sinjalizon fillimin e bashkëpunimit lokal për zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, thuhet në një njoftim të koalicionit.

Në takimin e mbajtur sot në Gostivar, të cilin e ka publikuar edhe kryetari aktual Valbon Limani – që kandidon për një mandat të dytë – u pa një prani e gjerë përfaqësuese nga të dyja partitë. Krahas Limanit, të pranishëm ishin edhe deputeti i ASH, Halil Snopçe, kryetari i degës së ASH në Gostivar, Isak Lazami, si dhe Raim Purde, sekretar i degës së ASH në qytet.

Nga ana e BDI-së, pjesë e takimit ishin kryetari i degës lokale dhe bartësi i listës për Këshillin e Komunës, Valdet Xhaferi, deputeti Talat Xhaferi dhe shefi i shtabit të BDI në Gostivar, Nexhati Jakupi.

Ky takim shënon fillimin e koordinimit të plotë në nivel lokal mes dy forcave politike brenda koalicionit të ri Aleanca Kombëtare për Integrim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More