Aksident i rëndë në Shkup, lëndohet rëndë motoçiklisti 38-vjeçar

nga D. V.

Më 05.10.2025, rreth orës 16:20, në kryqëzimin e rrugëve “Todor Çangov” dhe “43” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete “Piaxho Beverli” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte Z.T. (38) nga Shkupi, dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat Bravo”, po ashtu me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (56) nga Shkupi.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi hetimor i SPB Shkup, i cili ka kryer këqyrjen dhe dokumentimin e plotë të rastit për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More