Aksident në Grupçin/ 46 vjeçari humbi kontrollin mbi kamionin e tij

nga Xh M

Një banor i Tetovës ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sonte në autostradën Shkup-Tetovë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Grupçin kur 46 vjeçari e ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit LAMM kishte njoftuar se autostrada Shkup – Tetovë është bllokuar te pjesa në Grupçin.

“Nga ora 19:45, autostrada Shkup – Tetovë, në Grupçin, për shkak të aksidentit të trafikut, është e mbyllur për qarkullim. Qarkullimi rikahëzohet nëpërmjet rrugët së vjetër”, qëndron në njoftim.

***

Sonte ka ndodhur një aksident në magjistralen Shkup-Tetovë. Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar.

– Nga ora 19:45 autostrada Shkup – Tetovë, afër Grupçinit, është e mbyllur për qarkullim për shkak të një aksidenti trafiku.

Komunikacioni po lëvizë përgjatë rrugës së vjetër, njofton AMSM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More