Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve

nga L. M

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Koplik–Bajzë”, në Malësi të Madhe.

Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. V., 55 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga A. Gj., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More