Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona

nga L. M

Tre persona kanë mbetur lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, sot rreth orës 17:10.

Rastin e ka konfirmar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More