Aktivistja kosovare Albulena Fazliu, në mesin e të ndaluarave nga Izraeli

nga L. M

Aktivistja Albulena Fazliu, është në mesin e aktivistëve të ndaluar nga Ushtria e Izraelit. Ajo ishte pjesë e flotës “Globale Sumud”, që synonte të dërgonte ndihma në Gaza. 

Flota u ndalua të mërkurën nga Ushtria e Izraelit.  Qindra aktivistë janë ndaluar. 

“Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, i ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kërkojë nga Izraeli lirimin e Fazliut.  Fazliu jeton në Gjermani. 

“Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin korridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu. Albulena është refugjate e luftës nga Kosova në Gjermani e cila tashmë është kidnapuar nga Izraeli.  Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë dhe njëherë e mirë të marrë pozicion politik dhe të thërrasë për ndalim të shfarosjes së popullit palestinez nga Izraeli. Shteti dhe shoqëria jonë duhet të qëndrojnë krah Albulenës, popullit palestinez dhe gjithësecilës/it që është duke u angazhuar që Palestina të jetojë, dhe të jetojë e lirë”, ka njoftuar “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”. 

https://www.facebook.com/share/p/173VU4zhQP

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More