Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

nga D V

Aktori i njohur Gene Hackman dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.

Shkaku i vdekjes së tyre ende nuk është bërë i ditur, derisa pritet të zbulohen detaje më vonë, shkruan Sky News.

Aktori 95-vjeçar, është fitues i çmimit Oscar për rolin kryesor në The French Connection, një film aksion i vitit 1971 nga William Friedkin, ai po ashtu kishte fituar një çmim tjetër për “Aktori më i mirë” për rolin dytësor.

Hackman gjithashtu njihet për rolin e Lex Luthor në filmat e Supermanit të viteve 70 dhe 80 si dhe në The Conversation dhe Mississippi Burning.

Ai mbahet mend për rolin e kapitenit Frank Ramsey së bashku me Denzel Washington në thrillerin e vitit 1995 Crimson Tide. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More