Akuza për korrupsion, Faruk Mujka e Hysen Muzliukajt nuk paraqitën në sallën e gjyqit

nga D. V.

Faruk Mujka dhe Hysen  Muzliukajt nuk janë paraqitur në seancën e shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Seanca është shtyrë për 20 tetor, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës, Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, dhe Muzliukaj, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,  akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit, nuk kishte deklaruar shumën prej 60 mijë e 50 euro që iu sekuestruan në shtëpi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More