Alarm mjedisor në Kërçovë! Lumenjtë po thahen, rrezikohet ekosistemi

nga Xh M

Kërçovë, 26 tetor – Në Kërçovë është vënë re një problem mjedisor. Lumi i ftohtë “Studençica”, aktualisht po përballet me mungesë drastike të ujit. Sipas raportimeve nga terreni, rreth 3 kilometra të shtratit të lumit janë pa rrjedhje fare. Gjendja ka shqetësuar njohësit e çështjeve ekologjike dhe shoqatën “Hunter Fish” . Ndryshimet klimatike, minimi i tokës dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve ujore për bujqësi dhe industri, po përmenden si shkaqet më të mundshme të kësaj krize. Ekspertët paralajmërojnë se tharja e lumenjve mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për ekosistemet e zonës dhe për furnizimin me ujë të komunitetit.

“Problemi më i madh është bërë në vet burimin e Lumit Treska dhe diku edhe 10 burime të tjera nga fshati Drugovë. Poshtë deri në Drugovë diku te 7- 8 burime që i di unë nuk janë më sepse me minimin në pjesën e epërme ku punohet në autostradë nga fuqia e demontimit të minimit, janë mbyllur, bllokuar ose kanë dëmtime serioze të gjithë këta burime, sidomos burimi kryesor i Lumit Treska në fshatin Izvor”, tha Mile Aleksoski

Besmir Elezi, kryetari i shoqatës Hunter Fish dhe koncesioner i lumenjve në Kërçovë thotë se bota e gjallë e ujerave në këto kushte nuk mbijeton.

“Ne para dy apo tre javësh si koncesioner që jemi, bëmë edhe lëshimin e peshkut autokton të troftës autoktone që jeton në këto ujëra, ajo e ka kohën e shumimit tani por me këto kushte nuk mund të ketë shumim adekuat”, deklaroi Besmir Elezi.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet lokale dhe shtetërore për të gjetur zgjidhje dhe për të parandaluar që situata të përkeqësohet edhe më shumë sepse shihet qartë se janë dëmtuar tre burimet kryesore të Lumit Treska, thotë Aleksosoki.

“Shteti seriozisht duhet ta kuptoj këtë situatë, të bëjnë hulumtime serioze se çfarë ka ndodhur, të shihet a ka shpëtim dhe zgjidhje që të kthehen ujërat”, tha Mile Aleksoski.

Për këtë situatë janë alarmuar të gjitha institucionet kompetente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More