Ali Ahmeti: Në Tetovë, Strugë, Çair s’mundet kryetari të zgjidhet me votat e një komuniteti tjetër

nga Redaksia

Tetovë, 6 tetor – Në tubimin e Aleancës për Integrim në Bogovinë, lideri i AKI-së, Ali Ahmeti, foli për ndikimin e Kristijan Mickovskit në komunat me shumicë shqiptare. Ahmeti theksoi se në Strugë, Tetovë dhe Çair kandidatët janë të mbështetur nga Mickovski dhe se ai është shumë i angazhuar në këto zona.

“Kristian Mickovski mbështet kandidatët e pavarur, në Strugë, kandidati është i Kristianit, në Tetovë është i Kristianit, në Çair është i Kristianit. Ma shumë Kristiani punon se ata vet”, tha Ahmeti.

Ai paralajmëroi qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, por u shpreh qartë kundër partisë VLEN: “Si mundet që të zgjidhet kryetari i komunës së Tetovës që votat dhe vullneti të jetë i një komuniteti tjetër”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave shqiptare dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale si një hap drejt zhvillimit dhe përparimit të komuniteteve shqiptare në Maqedoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More