Ali Ahmeti nga Gostivari: Në pranverë shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

nga Redaksia

Gostivar, 12 tetor – Në tubimin në Gostivar nga Aleanca Kombëtare për Integrim , lideri Ali Ahmeti, dha një mesazh të fuqishëm dhe emocional për unitet kombëtar, duke theksuar se në momente kur kombi shqiptar përballet me rrezik, interesat partiake humbin rëndësinë.

“Kombi është mbi të gjitha. Kur kombi është në rrezik, nuk ka rëndësi partia. S’na duhen parti kur tentohet të mohohet gjuha jonë, kur shkelet mbi gjakun e dëshmorëve, kur na kthehen nepërkat dhe hijenat e hershme për të na shkelur edhe barin mbi varre,” deklaroi Ahmeti

z. Ahmeti gjithashtu ka dalë me një paralajmërim për zgjedhjet parlamentare. Ai, nga tubimi në Gostivar paralajmëroi se ato do të mbahen në pranverë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More