Ali Ahmeti uron besimtarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit

nga Redaksia

Shkup, 6 qershor – Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, shpreh urimet më të sinqerta për paqe, mëshirë dhe begati në familjet tuaja, transmeton zhurnal.

“Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe besimit të palëkundur, vlera këto që e kanë udhëhequr popullin tonë në çdo periudhë të historisë. Le të na shërbejë kjo festë si moment reflektimi, për të forcuar lidhjet tona shoqërore, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të qëndruar gjithmonë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.

Zoti ua pranoftë kurbanin dhe ua shpërbleftë veprat e mira!

Gëzuar Kurban Bajramin!”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More