Amazon shkurton 30 mijë vende pune

nga D. V.

Statistika është vetëm një shifër e vogël e 1.55 milionë punonjësve të kompanisë por përfaqëson rreth 10 përqind të fuqisë punëtore korporative prej 350 mijë.

Amazon ka planifikuar të shkurtojë 30 mijë vende pune duke filluar prej ditës së Marte ndërsa kompania po përpiqet të ulët kostot e mbi-punësimit gjatë pandemisë sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Statistika është vetëm një shifër e vogël e 1.55 milionë punonjësve të kompanisë por përfaqëson rreth 10 përqind të fuqisë punëtore korporative prej 350 mijë. Do të ishte shkurtimi më i madh i Amazon që prej 2022 duke eliminuar 22 mijë vende pune.

CEO-ja i Amazon, Andy Jassy, po ndërmerr një nismë për të reduktuar atë që ai e ka përshkruar si tepricë burokracie, përfshirë edhe uljen e numrit të menaxherëve. Ai ka krijuar një linjë anonime ankesash për të identifikuar joefikasitetet, e cila ka sjellë rreth 1,500 përgjigje dhe mbi 450 ndryshime në procese, tha ai më herët këtë vit.

Jassy tha në qershor se përdorimi në rritje i mjeteve të inteligjencës artificiale ka të ngjarë të çojë në shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës, veçanërisht përmes automatizimit të detyrave të përsëritura dhe rutinë. /PCWorld Albanian

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More