Ambasadori britanik i merr kushërinjtë për ‘hiking’ në Malet e Sharrit, zbulojnë kishën shpellore pranë Verbeshticës

nga D. V.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkuar me kushërinjtë e tij në Malet e Sharrit këtë fundjavë.

Ai publikoi disa fotografi në Facebook, ndërsa përmendi një serb dhe një shqiptar që i ndihmuan ta zbulonin një kishë të bukur pranë Verbeshticës.

“Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në ‘hiking’ këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në dëborë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht. Dhe falë Sasha Iliq – Paja dhe Labi Noti, zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Verbeshticës, një pasuri mahnitëse natyrore e Kosovës, që shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore ashtu edhe për vizitorët”, shkroi Hargreaves.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More