Anëtari i ekipit të sigurisë së Rubios u arrestua në Bruksel pas përleshjes me policinë lokale

nga D. V.

Një anëtar i ekipit të sigurisë së Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, u arrestua në Bruksel pasi u bë fizikisht agresiv me një anëtar të stafit të hotelit dhe u konfrontua me policinë lokale, shkruan Independent.

Marco Rubio dhe ekipi i tij i sigurisë ishin në Bruksel javën e kaluar për një samit të NATO-s kur ndodhi incidenti, sipas The Washington Examiner.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë, anëtari i të cilit ishte një agjent i lartë, është “në dijeni të incidentit” dhe “akuzat janë duke u shqyrtuar”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një deklaratë për The Independent.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë është ekipi i sigurisë i Departamentit të Shtetit, i cili mbron diplomatët dhe ndihmon në luftimin e krimeve transnacionale, duke përfshirë mashtrimin me pasaportat dhe vizat.

Kur stafi dhe menaxheri i natës u përpoqën t’i tregonin anëtarit të stafit të kthehej në dhomën e tij, ai u bë fizikisht agresiv dhe u thirrën forcat e rendit. Më pas u përlesh me oficerët, duke çuar në arrestimin e tij.

Ata e liruan atë nga paraburgimi i policisë disa orë më vonë pasi ambasada e SHBA ndërhyri.

Nuk është publikuar emri i agjentit dhe Departamenti i Shtetit nuk e dha emrin e agjentit kur u pyet nga The Independent.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More