Angazhime të mëtejshme për zhvillimin e gjithanshëm të grave

nga D. V.

Në Pekin u mbajt të hënën Takimi i Liderëve Globalë për Gratë për të çuar më tej përpara zhvillimin global të grave.

Presidenti kinez Xi Jinping riafirmoi angazhimin e Kinës për të përshpejtuar zhvillimin e gjithanshëm të grave, duke njoftuar një sërë propozimesh dhe masash të reja në Takimin e Liderëve Globalë për Gratë që u mbajt në Pekin të hënën.

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të krijojnë një mjedis paqësor dhe të qëndrueshëm për zhvillimin e grave dhe të forcojnë mekanizmat kundër dhunës, duke nxitur forcat e reja shtytëse të rritjes për të fuqizuar gratë dhe për të përmirësuar sistemet globale të qeverisjes së grave, duke zgjeruar pjesëmarrjen e grave në qeverisjen kombëtare dhe shoqërore.
Në takimin e së hënës, Xi njoftoi angazhime të mëtejshme për zhvillimin e grave gjatë pesë viteve të ardhshme. Kina do të caktojë 100 milionë dollarë nga Fondi i Zhvillimit Global dhe Bashkëpunimit Jug-Jug për të zhvilluar projektet e bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare për zhvillimin e grave dhe fëmijëve, do të përkrahë me përparësi 1 000 projekte “të vogla dhe të bukura” lidhur me jetesën e grave e fëmijëve dhe do të ftojë 50 mijë gra të vijnë në Kinë për shkëmbime e trajnime, duke krijuar edhe qendrën globale të promovimit të aftësive të grave
Personalitete të huaja, duke përfshirë Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të OKB-së Amina J. Mohammed dhe presidenten e Islandës Halla Tomasdottir, përshëndetën gjatë fjalimeve të tyre nismat duke theksuar rëndësinë e Deklaratës dhe Platformës për Veprim të Pekinit të miratuar në Konferencën e Katërt Botërore për Gratë të OKB-së në Pekin të vitit 1995, e cila është njohur gjerësisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe shërben si një udhërrëfyes për përparimin e kauzës së grave.
Duke vlerësuar arritjet dhe përvojën e Kinës në eliminimin e varfërisë, në promovimin e barazisë gjinore dhe në përparimin e të drejtave të grave brenda e jashtë vendit, personalitetet e huaja theksuan se gratë luajnë rol të pazëvendësueshëm në qytetërimin njerëzor e në përparimin shoqëror dhe se barazia gjinore dhe zhvillimi i grave janë faktorë kyçë për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë njerëzore, duke vënë në dukje gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë këtë takim si pikënisje të re, të çojë përpara frymën e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë të OKB-së, të forcojë solidaritetin, të thellojë bashkëpunimin, të angazhohet në mësim të ndërsjellë e të promovojë arritjen e Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, duke nxitur përparimin e ri në kauzën globale të grave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More