Anketa Zhurnal: Bilall Kasami 65.66%, Bajram Rexhepi 34.34%

nga Redaksia

Shkup, 27 shtator – Në një anketë të zhvilluar në profilin zyrtar në Facebook të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, qytetarët janë pyetur se kush mendojnë se do të fitojë garën për kryetar të Komunës së Tetovës – Bilall Kasami apo Bajram Rexhepi.

Anketa është realizuar më 27 shtator 2025, nga ora 11:00 (am) deri në 20:00 (pm) të së njëjtës ditë, dhe ka grumbulluar gjithsej 1019 vota.

Rezultatet përfundimtare të anketës tregojnë se:

Bilall Kasami ka marrë 65.66% të votave (përmes butonit “Like”)
Bajram Rexhepi ka marrë 34.34% të votave (përmes butonit “Zemër”)

(foto nga anketa – në fund të lajmit)

Me këtë rezultat, Bilall Kasami prin para Bajram Rexhepit në këtë garë virtuale, duke krijuar një diferencë prej pothuajse 13% në favor të tij.

Megjithëse anketa nuk ka karakter zyrtar apo shkencor, ajo reflekton një perceptim të caktuar të opinionit publik në rrjetet sociale në lidhje me garën zgjedhore për komunën e Tetovës, një nga zonat më të rëndësishme në zonën e pollogut, shkruan Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More