Aplikimi për vizë në SHBA, Ambasada Amerikane njofton qytetarët: Mos u mbështetni në agjenci, mbroni veten dhe të dhënat

nga Xh M

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim në rrjetet sociale, sa i përket vizave për të udhëtuar në SHBA.

Në njoftimin drejtuar qytetarëve, shkruhet se ata nuk duhet të mbështeten në agjenci për të siguruar një vizë, pasi kjo mund të sjellë në refuzim të saj.

Aty shkruhet gjithashtu se burimi i vetëm zyrtar për të siguruar vizë është vetë Ambasada, ku mund të mbrohen të dhënat dhe të kursehen më shumë para.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para, shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e SHBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, shkruhej në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More