Pasi thuhet se janë vërejtur gërvishtje në modelet iPhone 17 Pro, iPhone 17 Pro Max dhe iPhone Air të ekspozuara në lokacione të ndryshme të Apple Store, gjigandi i teknologjisë vjen me një reagim.
Modelet të kaltër të errët tregojnë gërvishtje, ndërsa i njëjti problem është shfaqur për iPhone Air të zi, shkruajnë mediat e huaja.
Apple thotë se gërvishtjet nuk janë aspak gërvishtje dhe se thjesht duhet të pastroni zonën e prekur për t’i larguar ato që duken si gërvishtje.
Nëse hasni probleme me gërvishtjet ose, siç thotë Apple, materialet, lajmi i mirë është se nuk do të ketë asnjë ndikim në mënyrën se si funksionon iPhone juaj.
Por natyrisht, duhet të merrni në konsideratë një mbulesë gjithsesi për telefonin tuaj.