Apple tani shet pjesë riparimi të serisë iPhone 16

nga D V

Apple ka shtuar pjesë riparimi për pajisjet e saj të serisë iPhone 16 në të gjithë SHBA-në dhe Evropë.

Kështu, tani mund të porositni pjesët origjinale të Apple dhe mjetet e riparimit, si dhe të keni qasje në manualet e riparimit të gjitha nga “Self Service Repair Store”.

Siç thuhet më tej, kompleti i ekranit për iPhone 16 vjen me 279 dollarë/339 euro, ndërsa ai për 16 Pro Max është 379 dollarë/489 euro/.

Panelet rezervë të pasme variojnë midis 169 dollarë/ 199 euro për iPhone 16 dhe 199 dollarë/ 229 euro për 16 Pro Max.

Një bateri rezervë e iPhone 16 do t’ju kushtojë 99 dollarë/ 109 euro – ose 119 dollarë/135 euro për 16 Pro Max.

Në këtë drejtim, ju mund të shikoni çmimet në faqen e internetit të “Apple’s Self Service Repair Store”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More