Apple zbulon datën e prezantimit të kufjeve Beats Solo Buds

nga D V

Apple ka zbuluar kufjet Beats Solo Buds në prill, por nuk arriti të ofrojë një datë të prezantimit.

Fatmirësisht, nuk është më kështu, pasi gjiganti me bazë në Cupertino ka njoftuar se Beats Solo Buds do të prezantohen më 20 qershor.

Bëhet e ditur se kufjet mund t’i porositni duke filluar nga 18 qershori për 79,99 dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Ato do të jenë të disponueshme në katër ngjyra: të zezë, të hirtë, vjollcë dhe të kuqe transparente.

Vlen të përmendet se Beats Solo Buds vijnë me një çip të personalizuar dhe me funksionalitetin “Find my Device”.

Sa i përket karikimit, së bashku me kufjet vjen edhe një kabllo USB-C që na tregon se ato karikohen në mënyrë tradicionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More