Arben Fetai reagon pas plagosjes së Zekirja Shainit në Kumanovë: Dënoj me forcë çdo akt dhune

nga D. V.

Shkup, 7 tetor – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi i tij, Zekirja Shaini.

Në reagimin e tij, Fetai shpreh shqetësim të thellë për incidentin dhe përcjell solidaritet të sinqertë me familjen e të plagosurit, duke dënuar me forcë çdo formë dhune.

“Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune”, – theksoi Fetai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi, duke kërkuar respekt të plotë ndaj institucioneve kompetente që po hetojnë rastin.

“U bëj apel organeve të rendit që sa më shpejt të zbardhin motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt”, – shtoi zëvendëskryeministri Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More