Arbër Ademi: Ali Ahmeti nuk do të tërhiqet nga politika, bëhet fjalë për dezinformim

nga Redaksia

Tetovë, 24 tetor – Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i hodhi poshtë pretendimet se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve lokale. Ai i cilësoi këto publikime si dezinformata që synojnë të demotivojnë votuesit para raundit të dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor.

“Tërheqja e Ali Ahmetit nuk është aspak në shqyrtim. Përkundrazi, BDI është parti fituese – kemi marrë 23 mijë vota më shumë se VLEN dhe kemi rritur numrin e këshilltarëve në 120,” deklaroi Ademi.

Ai njoftoi se mbledhja e sotme e kryesisë do t’i kushtohet analizës së rezultateve dhe situatës aktuale politike, por jo çështjes së pozitës së liderit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More