Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’: Një dhomë veçmas me Dianën, pa kamera

nga D V

Arioni, kapiteni i javës, ka bërë disa kërkesa mjaft specifike, ndër të cilat ka përfshirë një darkë romantike vetëm me Dianën, larg banorëve të tjerë.

Pas kësaj darke intime, Arioni ka pasur edhe një kërkesë tjetër, të cilën e ka ndarë me Dianën.

Në një bisedë të hapur, Arioni u shpreh se ishte shumë kurioz të mësonte nëse Diana mund të hamendësonte kërkesën e tij të dytë.

Foto: Screenshot/YouTube

Diana, e cila duket se e kishte të qartë për çfarë mund të bëhej fjalë, e pyeti Arionin nëse kërkesa ishte për një dhomë ekstra.

Arioni e pohoi menjëherë, duke konfirmuar se ajo ishte në të drejtën e saj.

Megjithatë, kur Diana vazhdoi dhe e pyeti: “E pse? Pa?”, duke nënkuptuar se kërkesa mund të ishte për një dhomë pa kamera, Arioni pranoi dhe shpjegoi se e kishte kërkuar këtë për një kohë të vetme dhe pa praninë e kamerave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More